Mensur Nexhipi: Shefqeti kështu tha, për Shestiqin unë ju garantoj se do ta ndali 

Futboll

Mensur Nexhipi: Shefqeti kështu tha, për Shestiqin unë ju garantoj se do ta ndali 

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Sahit Kelmendi (i pari majtas, në këmbë), Jusuf Tortoshi, Fadil Vokrri (i ndjerë). Shefqet Sinani(i pari majtas, ulur), Skender Shengjyli dhe Mensur Nexhipi.

Sot (4 dhjetor, 2020) ka ndërruar jetë Shefqet Sinani (65 vjet), njëri prej futbollistëve legjendar të KF Prishtina të viteve të 80-ta.  E bashkëlojtari i tij i dikurshëm, legjenda e gjallë Mensur Nexhipi, shpalos disa kujtime me Sinanin, tashmë të ndjerë.

“Jam mërzitur shumë dhe nuk po mund të më besohet se Shefqeti më s’është në mesin tonë. Ishte njeri fantastik.

Më shumë i bënte gajlet tona se sa të tijat. Ka qenë njeri familjarë, vinte nga një familje e vjetër qytetare prishtinase.

Kemi kaluar shumë vite së bashku. Ai te unë dhe unë tek ai. Kam shumë kujtime me te, por po ua sjell dy prej tyre: Disa ditë para të ndeshjes me Cërvena Zvezdën e Beogradit në Prishtinë unë, ai, Fadili i ndjerë dhe disa të tjerë u patëm mbledhur në një shtëpi dhe në muhabet e sipër flisnim për ndeshjen me Zvezdën. Mes tjerash thonim nëse e ndalim Shestiqin, do ta fitojmë Zvezdën. E më kujtohet Shefqeti pati thënë: Për Shestiqin unë ju garantoj se do ta ndali, ju shikoni në sulm. Shefqeti e pati fut në xhep të vogël Shestiqin.

Aq mirë e pati ruajtur, saqë trajneri i Zvezdës e ndërroi atë. Pas lojës Shefqeti na pati thënë: Kur e keni babën, mos e keni gajle. Dhe, ne fituam”.

Në sezonin 1984/85 me Prishtinën ishim në përgatitje në Ohër. Trajner ishte Vukashin Vishnjevac, të cilin se pëlqenim si trajner dhe si njeri. Më kujtohet gjatë kohës së darkës Vishnjevcin me gojën plot na u afrua te tavolina jonë. Unë dhe Shefqeti ishim duke hangër speca djegës dhe Vishnjevci e pyeti a djeg ky spec, Shefqeti i tha jo, kurse ai ia ktheu: Qysh jo, po të mbytka”,  kujton për News-TV Mensur Nexhipi, i cili jeton në Shkup.

Mensur Nexhipi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve dhe gjithë institucioneve sportive në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat