Tuchel bombardohet nga pyetjet e gazetarëve nëse Messi do t’i bashkohet Parisit?

Futboll

Tuchel bombardohet nga pyetjet e gazetarëve nëse Messi do t’i bashkohet Parisit?

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Thomas Tuchel

Paris Saint Germain ka fituar një takim tejet të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve 1-3 në udhëtim te Manchester United.

Por pas asaj ndeshje, sulmuesi brazilian Neymar ka dhënë një deklaratë që bëri bujë të madhe.

Braziliani tha se dëshiron që të luaj edicionin e ardhshëm me Messin dhe e ka ftuar argjentinasin t’i bashkohet në ‘Parc de Princes’.

Kaq ka mjaftuar që mediat e mëdha botërore të vazhdojnë sagën Messi-PSG, ku tani është pyetur edhe trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman është bombarduar nga pyetjet të ndryshme të gazetarëve nëse Messin do t’i bashkohet Parisit.

Por trajneri gjerman ka mohuar të flas diçka më shumë rreth kësaj çështje.

“Nuk mund të flas për këtë temë. Kam shumë respekt për Messin dhe Barcelonën dhe nuk mund të jap komente shtesë rreth kësaj çështje”, ka deklaruar Tuchel për mediat franceze.

Thirrjes së Neymar në drejtim të Messit i është bashkuar edhe Leandro Paredes që ka kërkuar nga bashkëkombësi i tij të transferohet te PSG në verën e vitit 2021 kur edhe i skadon kontrata me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat