Ai na ka trajtuar si një m*t”, shpërthejnë polemikat ndaj ish portierit të njohur

Futboll

Ai na ka trajtuar si një m*t”, shpërthejnë polemikat ndaj ish portierit të njohur

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Ai na ka trajtuar si një m*t”, shpërthejnë polemikat ndaj ish portierit të njohur

Pas largimit të tij nga drejtimi i skuadrës së Barcelonës së të rinjve, Victor Valdes aktualisht drejton skuadrën e Hortas në Kategorinë e tretë. Gjërat nuk po shkojnë mjaft mirë as tek klubi i Hortas.

Sipas “Sport.es”, Victor Valdes ka shkarkuar dy bashkëpunëtorët e tij duke shkaktuar jo pak polemika, sidomos nga sulmuesi Serzhi Moreno ku i cili i ka thënë:

“Gabimet nuk i ka bërë klubi i Hortas, por Viktor Valdes. Jemi futbollistë, por jemi edhe qenie njerëzore dhe ai më ka trajtuar si një m*t. Ishim në palestër duke bërë ushtrime kur ka ardhur afër meje, Adri dhe Koros dhe na ka thënë se nuk kishte më besim te ne, se nuk ishim futbollistët që ai priste.

Mendon se është në FIFA, sikur po luan me video-lojëra.

Në dhomat e zhveshjes ka tension, lojtarët nuk po luajnë si dinë. Dhe është për të ardhur keq, sepse Horta ka një organikë me të cilën mund të luftojë për çdo objektiv, por nuk po ia del.”, përfundon Serzhi Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat