Arsyet që e shtyjnë Messin të transferohet te PSG

Futboll

Arsyet që e shtyjnë Messin të transferohet te PSG

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:36
Arsyet që e shtyjnë Messin të transferohet te PSG

Deklaratat e Neymarit, nëpërmjet së cilave ai shprehu qartësisht vullnetin e tij për të luajtur me Leo Messin sezonin e ardhshëm, kanë ngjallur të gjitha llojet e thashethemeve.

Më i pranueshëm është opsioni që kapiteni i Barçës të nënshkruajë me Paris Saint-Germain sapo t’i përfundojë kontrata me “blaugranat”.

PSG ka financa të shëndosha për të kënaqur Messin, ka një skuadër të provuar dhe një qytet si Parisi që i tërheq gjithmonë futbollistët. Me gjithë këtë, klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaïfi ka argumente për ta bindur numrin 10 për të ndryshuar skenën dhe të fillojë një sfidë të re në karrierën e tij.

Kontrata “faraonike”

Te PSG Messi do të mund të marrë një pagë afër asaj që ai përfiton tani te Barça, që bashkë me Manchester City-n është ndër ekipet e vetme që ka mundësi për të përballuar financiarisht kontratën e tij. Presidenti Al-Khelaïfi është një admirues i “yllit” argjentinas, kështu që ai nuk do të kursente para për ta patur në klubin e tij.

Ekip konkurrues

PSG, finalisti i edicionit të fundit të Champions League, ka një skuadër mjaft konkurruese në të gjitha linjat. Dominimi në Francë është pothuajse i pakontestueshëm dhe ëndrra për të pushtuar garën e lartë kontinentale do të ishte një nxitje për Messin, i cili është i zhgënjyer me projektin sportiv të Barçës.

Neymar dhe argjentinasit e PSG-së

Prania e Neymarit te PSG është, pa dyshim, një faktor tjetër që mund ta afrojë më shumë Messin me Parisin. Ata ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera pas përvojës së brazilianit te Barça dhe, pavarësisht distancës, ata kanë mbajtur kontakte. Për më tepër, bashkatdhetarët e “Pleshtit”, Di María, një mik i ngushtë i tij, Paredes dhe Icardi gjithashtu do ta prisnin me krahët hapur.

Një kampionat më pak fizik

Një pikë tjetër për të vlerësuar të ardhmen e Messit është kampionati në të cilin ai mund të zbresë nëse nuk rinovon me Barçën. Ligue 1 ofron një mjedis ideal për argjentinasin për të zgjatur karrierën e tij për disa sezone të tjera. Ndryshe nga Premier League, një tjetër destinacion i tij i mundshëm, Ligue 1 është më pak e kërkuar dhe ekipet e mëdha kanë më shumë kontroll në ndeshje, kështu që Messi mund ta shfaqë futbollin e tij në një mënyrë më komode sesa në Angli.

Jeta në Paris

Edhe pse në Barcelonë jetohet si në pak vende në botë, tërheqja e Parisit, një qytet kozmopolit me një cilësi të lakmueshme të jetës, është gjithashtu një tjetër argument që PSG mund të përdorë për të provuar të nënshkruajë me Messin. Larg klimës me shi të Mançesterit, Parisi ka komoditetin për të rritur fëmijë dhe magjepsjen që mund të tërheqë edhe gruan e tij, Antonelën, një adhuruese e madhe e modës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat