Reprezentuesi i Kosovës ndëshkohet me karton të kuq në Turqi

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës ndëshkohet me karton të kuq në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Reprezentuesi i Kosovës ndëshkohet me karton të kuq në Turqi

Ditë e keqe për reprezentuesin e Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të pas një ndërhyrje nga pas ndaj lojtarit N'Koudou.

Hadergjonaj me Kasimpasa-n pësuan humbje në Stamboll me rezultat 3:0 nga Besiktas-i.

Golat i shënuan futbollistët Mensah (45+2'), Hutchinson (69') dhe Aboubakar (75').

Pas javës së 11-të të elitës së futbollit turk, Besiktas renditet në vend të 4-të me 19 pikë, ndërsa Kasimpasa zë pozitën e 6-të me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat