Mbyllet në paqe derbi shqiptar

Futboll

Mbyllet në paqe derbi shqiptar

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:01
Mbyllet në paqe derbi shqiptar

Është mbyllur derbi i parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon.

Tirana mbetet sërish e pamposhtur ndaj rivalit të përjetshëm, teksa nuk ka pasur triumfues në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar me shifrat 0:0, në një ndeshje ku dukej se askush nuk donte ta fitonte.

Pjesa e parë shënoi vetëm një rast të rrezikshëm nga Bardhi, ndërsa skuadrat më tepër kontrollonin lojën dhe nuk kërkonin të rrezikonin.

Fundi i pjesës së dytë solli më tepër intensivitet, megjithatë në fund askush nuk arriti të shënonte në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat