Lajm i keq për Milanin, lëndohet Kjaer

Futboll

Lajm i keq për Milanin, lëndohet Kjaer

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Mbrojtësi Simon Kjaer

Një lajm i keq ka ardhur nga emergjenca e Rossonerëve.

Mbrojtësi Simon Kjaer ka pësuar një lëndim të shkallës së parë në kofshën e këmbës së djathtë dhe nuk dihet sa do të mungojë.

Këtë e ka konfirmuar gazetari italian, Gianluca di Marzio. 31 vjeçari danez lëshoi duelin e Europa Ligës përballë Celticut në minutën e 11′.

Gjithsesi, stafi mjekësor i klubit nga qyteti i modës deri javën e ardhshme do t’i kryejë të gjitha egzaminimet, për të mësuar edhe diagnozën e plotë.

Kujtojmë se Milani mbrëmë siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut të dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, teksa kryeson në Serie A, ani pse përveç Kjaer, i lënduar është edhe lojtari kryesor, Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat