​Gattuso me kontratë të re te Napoli

Futboll

​Gattuso me kontratë të re te Napoli

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:48

Gennaro Gattuso ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Napolit, raporton drejtori sportiv i skuadrës italiane Cristiano Giuntoli.

Gattuso i cili është 42 vjeç, ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij sezoni, pasi e zëvendësoi trajnerin Carlo Ancelotti, në dhjetor të vitit të kaluar.

Që prej kohës kur ai e pranoi postin e trajnerit tek skuadra nga Seria A, Gattuso e dërgoi Napolin deri tek fitimi i Kupës së Italisë në edicionin 2019/20, ku edhe ishte trofeu i parë i tyre nga viti 2014.

Andaj, nënshkrimi i kontratës së re të Gatussos, vjen pas disa paraqitjeve të mira me Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat