Pesë ndeshje, pesë fitore – Barcelona ka arkëtuar miliona euro deri më tani nga Liga e Kampionëve

Futboll

Pesë ndeshje, pesë fitore – Barcelona ka arkëtuar miliona euro deri më tani nga Liga e Kampionëve

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Foto Ilustrim

Liga e Kampionëve është gara që mbush arkat e klubeve edhe në këtë kohë krize, moment kur çdo klub ka nevojë më shumë për to.

Ekipi i Barcelonës ka arritur ta shfrytëzojë më së miri Ligën e Kampinëve këtë sezon duke marrë pesë fitore në pesë ndeshjet e luajtura deri tani.

Një fitore në Ligën e Kampionëve vlen 2.7 milionë euro duke qenë se UEFA i ka rritur ndjeshëm bonuset dhe shpërblimet.

Kjo do të thotë se katalanasit kanë arritur të marrin 13.5 milionë euro deri më tani.

Në një moment të tillë, vlen çdo para që futet në arkat e klubit dhe Barcelona e ka bërë më së miri.

Barcelona e ka edhe një ndeshje në shtëpi para se të të mbyll grupin, ku takohet me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat