“Maradona më dërgoi një valixhe plot me para”, Lothar Matthaus zbulon prapaskenën e merkatos

Futboll

“Maradona më dërgoi një valixhe plot me para”, Lothar Matthaus zbulon prapaskenën e merkatos

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Diego Armando Maradona

Lothar Mattheus në një intervistë për prestigjiozen gjermane “BILD” tregoi një prapaskenë që ndodhi pas Kupës së Botës të vitit 1986.

Maradona donte me çdo kusht që Mateusi të bëhej shoku i tij i skuadrës tek Napoli. Për t’a bindur, ai i dërgoi një valixhe plot me para:

“Ne e njihnim njëri-tjetrin kohët e fundit, por Diego dërgoi një delegacion nga Napoli në Mynih’, tha ish-lojtari i Bayern dhe Inter. “Ne ishim në një restorant italian në Solln të Bavarisë, i cili ishte mbyllur të shtunave dhe ishte hapur posaçërisht për atë takim sekret. Kur u ktheva nga Këlni, në orën 9 të mbrëmjes, katër italianë dhe një çantë po prisnin për mua dhe agjentin tim”.

Lotar Mateus në intervistë gjithashtu hyn në detaje dhe zbulon se në çantën që drejtuesit e Napolit i kishin sjellë kishte një shifër tre herë më të lartë se paga e tij tek Bajerni i Mynihut:

“Drejtuesit e Napolit më dërguan përshëndetjet e Diegos. ata kërkuan të nënshkruanin me atë dhuratë prej një milion markash. Ato para ishin tre herë më të larta se paga që fitova në Bajerni i Mynihut.

Unë i refuzova, por gjesti i Diegos ishte me të vërtetë shumë i rëndësishëm për mua”.

Dy vjet më vonë, Mateus vendosi të transferohet në Seria A tek Interi aty ku la shenjë me zikaltërit ku fitoi dhe titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat