​Real Madrid kontakton Pochettinon

Futboll

​Real Madrid kontakton Pochettinon

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:19
Mauricio Pochettino

Trajneri argjentinas mund të jetë zëvendësuesi i Zidanes këtë edicion.

Real Madrid është në kontakte të vazhdueshme me Mauricio Pochettinon, për ta zëvendësuar trajnerin aktual Zinedine Zidane, raporton “Sport”.

Presioni mbi trajnerin francez është rritur kohëve të fundit, pasi rezultatet e tij gjatë këtij edicioni me skuadrën e Real Madridit nuk janë të kënaqshme për krerët e “Galaktikëve”.

Pochettino është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zidanen, dhe KosovaPress mëson se bisedimet veçse kanë filluar dhe janë në avancim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat