Barcelona, Ansu Fati (dhe familja e tij) bëhet ortak i klubit

Futboll

Barcelona, Ansu Fati (dhe familja e tij) bëhet ortak i klubit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 06:20
Ansu Fati

Barcelona është gjithnjë dhe më shumë e Ansu Fati.

Siç ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare dhe në rrjetet zyrtare, talenti, aktualisht i dëmtuar, është bërë ortak i klubit dhe do të mund të thotë fjalën e tij në çështjet “politike”.

Ansu Fati dhe familja e tij kanë marrë teserën që iu jepet anëtarëve zyrtarë të Barcelona-s dhe ka të drejtën për të votuar për vendimet e klubit.

Emri i lojtarit të ri, domethënë, lidhet akoma më shumë me klubin që e ka bërë të njohur në skenat e futbollit europian.

Problemi i vetëm: Ansu Fati nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme sepse për ta bërë një gjë të tillë duhet të kesh të paktën një vit si ortak i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat