Liverpooli nxjerr në shitje Shaqirin, emra të mëdhenj pas tij

Futboll

Liverpooli nxjerr në shitje Shaqirin, emra të mëdhenj pas tij

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:22
Xherdan Shaqiri

Nuk po arrin asesi që të sigurojë vend në formacionin bazë të Liverpoolit, por jo vetëm kaq.

Xherdan Shaqiri gëzon shumë pak minutazh me skuadrën e “The Reds”, prandaj edhe po e mendon largimin.

Tani, edhe kampioni aktual anglez e ka bërë hapin e radhës, duke e nxjerr në shitje atë.

Përderisa në verë kërkonte afro 20 milionë euro, aktualisht synon të përfitojë diçka më tepër se 15 sosh, varësisht nga numri i ofertave.

Skuadrat si Newcastle e Fulham synojnë që ta mbajnë atë në ishull, por Galatasaray e Dortmund e dëshirojnë në radhët e veta.

Sipas të gjitha gjasave, mini-afati kalimtar i Janarit pritet të jetë vendimtar sa i përket të ardhmes së djaloshit nga Zhegra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat