Premier Liga angleze - analizë e ndeshjeve

Futboll

Premier Liga angleze - analizë e ndeshjeve

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Ilustrim

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 10, ku disa nga përballjet më të mira janë Chelsea me Leeds e West Ham United me Manchester United.f

“Blutë” e Londrës presin në stadiumin “Stamford Bridge” skuadrën e teknikut Marcelo Bielsa, ku në rast fitoreje do të lëviznin nga pozita e tretë në të parën. Pas 10 xhirosh, Chelsea ka arritur të arkëtoj 19 pikë, me pesë fitore, katër barazime dhe një humbje, ndërsa Leeds pas 10 ndeshjeve kanë arritur të regjistrojnë katër fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 12 me 14 pikë.

Përballja tjetër interesante i takon West Ham dhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” hynë në këtë ndeshje në një pozitë jo të mirë, ku pas nëntë xhirosh kanë regjistruar pesë fitore, një barazim dhe tre humbje, kështu duke arkëtuar 16 pikë në pozitën e nëntë. Në anën tjetër West Ham janë duke pasur një edicion fantastik, ku pas 10 ndeshjeve janë të pozicionuar të pestit në tabelë, me pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje, dhe gjenden në kuotën e 17 pikëve.

Programi i ditës së shtune në Premier Ligën angleze është i bashkangjitur më poshtë.

13:30 Burnley (19) – Everton (8) (Stadiumi Turf Moor)

16:00 Manchester City (11) – Fulham (17) (Stadiumi Etihad)

18:30 West Ham United (5) – Manchester United (9) (Stadiumi London)

21:00 Chelsea (3) – Leeds (12) (Stadiumi Stamford Bridge).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat