Shkëndija dominuese në të gjitha statistikat

Futboll

Shkëndija dominuese në të gjitha statistikat

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Shkëndija dominuese në të gjitha statistikat

Katër xhiro para mbylljes së gjysmësezonit vjeshtorë, Shkëndija nga Tetova është e para në renditje dhe jemi ekipi i vetëm pa humbje.

Lider dhe dominues në të gjitha statistikat pas 14-të xhirove në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kjo është ecuria e momentit e Shkëndijës 4 xhiro para pauzës dimërore.

Seri e gjatë pa humbje tashmë në 14 duele me radhë, gjatë të cilave kemi shënuar 8 fitore dhe 6 barazime. Me 31 gola të shënuar kemi sulmin më efikas në ligë ku listës së golashënuesve bashkë me Darboen e Shkupit me nga 12 realizime i prinë Besart Ibraimi, ndërsa kemi mbrojtjen më të mirë deri tani që ka pësuar më së paku nga tjerët, 11 gola.

Deri në mbyllje të gjysmësezonit vjeshtor na kanë mbetur edhe katër përballje në të cilat kërkohet vazhdimësi e serisë pozitive, me shpresë për të ruajtur dhe thelluar diferencën me konkurentët.

Rruga jonë deri në mbyllje të takimeve zyrtare për vitin 2020 vijon të shtunën në Veles ku ndeshemi me Borecin.

Mesjavën e ardhshme në Tetovë presim Bellasicën, pastaj luajmë transfertën me Akademia Pandevin, për të mbyllur gjysmësezonin vjeshtor më 16 dhjetor kundër Pelisterit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat