​Bundesliga gjermane, analizë dhe programi i ndeshjeve

Futboll

​Bundesliga gjermane, analizë dhe programi i ndeshjeve

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
​Bundesliga gjermane

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante ku Eintracht Frankfurt përballet kundër Borussia Dotmund dhe Bayern Munich zhvillon ndeshje kundër RB Leipzig.

Dortmund udhëton drejt Frankfurtit në kuadër të javës së 10, ku në rast fitoreje do të lëviznin nga pozita e katërt në të dytën. Pas 10 ndeshjeve Dortmund ka arritur të regjistrojë gjashtë fitore dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar të katërtit në tabelë me 18 pikë.

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së shtune në Bundesligë do t’i takojë Bayern Munich dhe RB Leipzig. “Bavarezët” gjenden në pozitën e parë në tabelë me 22 pikë të arkëtuara, ku pas nëntë xhirosh kanë arritur të fitojnë shtatë herë dhe të barazojnë e humbasin nga një herë. Në anën tjetër RB Leipzig pozicionohen të dytit në tabelë, me gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 20 pikë.

Programi dhe orari i ndeshjeve të sotme në Bundesligë është i bashkangjitur më poshtë.

15:30 Arminia Bielefeld (17) – Mainz (16) (Stadiumi Bielefelder Alm)

15:30 Eintracht Frankfurt (9) – Dortmund (4) (Stadiumi Deutsche Bank Park)

15:30 FC Koln (16) – Wolfsburg (5) (Stadiumi RheinEnergieSTADION)

15:30 Freiburg (14) – Borussia Monchengladbach (7) (Stadiumi Schwarzwald)

18:30 Bayern Munich (1) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Allianz Arena).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat