Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Futboll

Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendos, ndryshon formën e Asamblesë së Jashtëzakonshme!

Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.

Në këtë mbledhje u miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.

Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat