Meritan Shabani ka dhënë sinjale se mund t'i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Futbollisti nga Kosova momentalisht është pjesë e Wolverhamptonit në futbollin anglez.
Para Wolvesit, futbollisti ferizajas ka luajtur për Bayern Munichun.
Në rrjetin social "Instagram", Shabani ka publikuar këpucët e reja të tij që do t'i mbajë në fushën e lojës.
Në këto këpucë shihet edhe flamuri i Kosovës, që mund të jetë një sinjal për ardhjen te "Dardanët".
Momentalisht, ai nuk e përfaqëson asnjë vend në nivel ndërkombëtar.