Butrint Ahmeti: Të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare është nder dhe privilegj

Futboll

Butrint Ahmeti: Të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare është nder dhe privilegj

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Butrint Ahmeti: Të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare është nder dhe privilegj

Kosova është vatër e talenteve të futbollit dhe vit pas viti dalin emra të rinj dhe kudo në botë po mahnitin me lojërat e tyre.  

Një emër që po vjen padyshim është edhe Butrint Ahmeti, që ka një teknik të përsosur. Ai është 16 vjeç luan për skuadrën e kadetëve të 2 Korrikut të Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë U-17.

Është prej mesfushorëve më të mirë që ka Kosova të kategoria e kadetëve, ndërsa prania e tij në fushë është edhe motiv shtesë për bashkëlojtarë.

Image

Ismajl Ajeti dhe Butrint Ahmeti

“Bota sot”: Jeni pjesë e 2 Korrikut, sa jeni i kënaqur me kushte?
Butrint Ahmeti:
 Po jam pjesë e 2 Korrikut. Tash e 11 vite ka filluar rrugëtimi im nga Shtimja në klubin e 2 Korrikut nga Prishtina. Kushtet tash janë shumë më të mira.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja dhe me klub?
Butrint Ahmeti:
Synimi me klubin janë që të arrijmë sa më shumë suksese në garat që organizohen nga FFK, ku për këtë vit (2020) e kemi te siguruar titullin e kampionit vjeshtor në Superligën e kadetëve të Kosovës. 
Ndërsa ato personale si çdo lojtar që dëshiron të arrij një zhvillimin sa më të mirë në karrierë me synim Europën.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luhet në kohë pandemie?
Butrint Ahmeti:
Shumë e vështirë, pasi që ka pas shumë vështirësi si në mbajtjen e stërvitjeve po ashtu në zhvillimin normal të garave. 

Image

Shqipëria U-17

“Bota sot”: Si e sheh vitin 2020, ka pasur rivalitet dhe rritje të cilësisë?
Butrint Ahmeti:
Po thuaja se çdo vit loja e futbollit po vjen duke u rritur në nivel të vendit edhe në vitin 2020 është njëjtë por ka ndikim pandemia bukur shumë.

“Bota sot”: Çfarë iu premtoni tifozëve?
Butrint Ahmeti
: Ata pak tifoz që vijnë dhe na përkrahin e ku shumica janë prindërit tanë, i kisha lut të kenë durim dhe të na përkrahin, ndërsa ne me aq mundësi që kem do mundohemi të ia shpërblejmë me suksese sakrificën e tyre.

“Bota sot”: Të jesh pjesë e kombëtares së Shqipërisë U-17 është nder dhe përgjegjësi po ashtu edhe motiv shtesë.
Butrint Ahmeti:
Të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare është nder dhe privilegj që të besohet veshja dhe mbrojtja e ngjyrave më të bukura në botë, asaj kuq e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat