‘Skifterat’ në këmbë, i reagojnë Gjilanit: Humbje e turpshme në Mitrovicë!

Futboll

‘Skifterat’ në këmbë, i reagojnë Gjilanit: Humbje e turpshme në Mitrovicë!

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
‘Skifterat’ në këmbë, i reagojnë Gjilanit: Humbje e turpshme në Mitrovicë!

Skuadra e futbollit Gjilani nuk ka ecuri të mirë në tri ndeshjet e fundit dhe ka po aq humbje, si mysafirë me 1:0 nga Arbëria, si vendas me 2:3 nga Drita dhe sot në Mitrovicë pësoi humbje të rëndë me 3:0 nga Trepça ’89. 

Tifozët “Skifterat” e Gjilanit reagojnë ashpër ndaj klubit.

“Humbje e turpshme në Mitrovicë!

Ky ekip ka humbur orientimin, lojë pa ndjenja dhe e papërgjegjshme, menaxhim pa ide që po sjell gjendje katastrofike përkundër investimeve! 

Dorëheqjet duhet të vazhdojnë, një ekip profesional futbolli nuk udhëhiqet sikur të jetë ekip turnesh! Kemi nevojë për kuadro profesionale që zhvillojnë politikat e duhura në klub, të cilat po mungojnë edhe pas kaq vitesh!”, reagojnë “Skifterat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat