Ramadani: Moskrijimi i rasteve meritë e Feronikelit që nuk na lejoi

Futboll

Ramadani: Moskrijimi i rasteve meritë e Feronikelit që nuk na lejoi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Ramadani: Moskrijimi i rasteve meritë e Feronikelit që nuk na lejoi

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani është kthyer për ta komentuar ndeshjen e djeshme ndaj Feronikelit.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", kryeqytetasit barazuan pa gola me Feronikelin.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Ramadani nuk u shpreh i kënaqur me rezultatin.

"Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Nuk mund të themi që luajtëm mirë, por nuk patëm rezultat. Neve na duhet rezultati, sepse kemi lënë shumë pikë gjatë kampionatit", ka thënë trajneri shkupjan.

"Nuk duam të mendojmë në lojë të bukur, por duam të arrijmë objektivin, kjo është motoja jonë. E kishim në duart tona, e patëm penalltinë, e cila s’është as penalltia e parë dhe as e fundit që humbet", tregoi ai.

"Gjithsesi për moskrijimin e rasteve është edhe meritë e Feronikelit që nuk na lejoi, u mbrojtën mirë dhe si duket objektivi i tyre ishte barazimi për çka edhe arritën ta marrin.

Për neve, përveç fitores, asnjë rezultat nuk na hynë n punë dhe normalisht nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por i uroj futbollistët për maksimumin e që për ndeshjen e sotme ky ishte maksimumi i tyre. Duhet t’i rikthehemi takimeve tjera", shtoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat