Jota i ka befasuar të gjithë

Futboll

Jota i ka befasuar të gjithë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Jota i ka befasuar të gjithë

Diogo Jota i ka befasuar të gjithë me paraqitjet në sezonin e parë me fanellën e Liverpoolit.

Jurgen Klopp e bleu atë për 60 milionë dollarë nga Wolves gjatë verës dhe të gjithë ishin skeptik, pasi nuk ishte shumë i njohur.

Por, 24-vjeçari i ka befasuar të gjithë që në start, ai tashmë numëron 9 gola në 15 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.

“Jam i impresionuar sepse tashmë e dija se sa i mirë është, por tani e shoh se është edhe më i mirë sesa që kemi menduar”, u shpreh Georginio Wijnaldum.

“Tani stërvitemi me të, luajmë me të, kështu që mund ta shohim se çfarë lojtari është, çfarë kualitete ka. Mendoj se e ka treguar këtë me startin që ka pasur në klub”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat