Mazrekaj: Dua të bëhem lider te Laçi

Futboll

Mazrekaj: Dua të bëhem lider te Laçi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Mazrekaj: Dua të bëhem lider te Laçi

Futbollisti Mentor Mazrekaj është në këtë përvojë të dytë në Superiore për të “pastruar” imazhin e një futbollisti të padisiplinuar. Në intervistën dhënë për “Gol pas Goli”, lojtari i Laçit u shpreh:

“Kam patur një kohë të gjatë, s’kisha mendje të rifilloja të luaja futboll. Fillova me Cungun dy ndeshje nga 10 minuta.

Këtë ndeshje luajta 45 minuta. Nuk e kuptoj pse nuk po na ecën, besoj se jemi në ngërç dhe do zhbllokohemi. Në Shqipëri më duan shumë, besoj se mund të kthehem, por t’ia lëmë kohës. Kam ardhur në Shqipëri për të ndryshuar imazhin tim që kanë njerëzit, s’e dinë pse e kanë.

Është i vështirë ky problemi i liderëve te Laçi.

Po të luaj akoma më shumë, mund të bëhem lider. Si erdha te Laçi? Ishte sugjerim i profesorit Duro, s’e kisha menduar se do të vija këtu. Ai më tha: shko atje”. Derbi? Ishte ndeshje vakët, ngarkohen shumë lojtarët dhe ka pak cilësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat