Infantino: Të ulemi dhe të flasim

Futboll

Infantino: Të ulemi dhe të flasim

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Infantino: Të ulemi dhe të flasim

Pas polemikave të shumta që kanë ardhur në ndalesën e fundit të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve nga ana e disa trajnerëve, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar për herë të parë se mund t’i bëhet një ndryshim kalendarit të ndeshjeve të kombëtareve.

“Duhet të ulemi në një tavolinë dhe të flasim”, ka thënë Infantino.

“Kemi marrë disa vendime mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, por disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë periudhë kanë treguar se ndoshta ka modele të tjerë që mund të jenë më të mirë”.

“Nuk është marrë asnjë vendim, por mendoj se nuk duhet të ketë tabu. Ndonjëherë less is more (më pak është më shumë). Edhe në të kaluarën për shembull, kemi menduar të mos zhvillojmë më Confederation Cup, ashtu si të rimodelojmë Botërorin”.

“Njëkohësisht është e rëndësishme edhe që të mbrohen kombëtaret: të gjithë tifozët janë të klubeve dhe kombëtares së tyre. Mendoj se në mesin e 2021-shit duhet të imagjinohet një kalendar i ri për vitet e ardhshme, kur do të skadojë ky aktuali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat