Sherifi: Na demoralizoi penalltia e paqenë

Futboll

Sherifi: Na demoralizoi penalltia e paqenë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Sherifi: Na demoralizoi penalltia e paqenë

Gjilani ka dështuar përsëri të mposhtë Trepçën ’89 në një ndeshje.

3:0 fituan mitrovicasit në shtëpi përballë “Skifterave” në sotlin e të cilëve sot ishte Sallah Sherifi.

Pikërisht Sherifi pati disa fjalë për të thënë pas ndeshjes.

“Kjo ishte ndeshja ime e pestë në këtë sezon, mendoj që kjo lojë ka qenë jo një dëshprim, por penalltia nuk ka qenë e rregullt dhe aty morëm hapin jo të mirë për të luajtur një ndeshje”

“Ata nuk kanë krijuar asnjë rast deri në golin për 2-0, por më pas ne gabuam dhe shënuan, fitore e merituar e Trepçës”

“Mendoj se si goli i dytë dhe i tretë ishin gabime të rënda dhe normal se nuk falen ato gabime për një skuadër siç është Gjilani”

“Trepça ’89 po tregon një lojë interesante kur po luan me Gjilanin, shpresoj që në ndeshjen e ardhshme ta thyejmë akullin”- përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat