Triumfon Real Madrid, i afrohet kreut

Futboll

Triumfon Real Madrid, i afrohet kreut

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Triumfon Real Madrid, i afrohet kreut

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit, Në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Ndeshja ishte e balancuar, ku vendasit e nisën mirë takimin por edhe mysafirët morrën iniciativën.

Pjesa e parë mbaroi baraz, por me të filluar pjesa e dytë, ‘Los Blancos’ morrën iniciativën dhe e kërkuan golin më shumë.

Pas një aksioni të mirë në minutën e 55’ Vinicius Junior goditi topin por që goli u regjistrua si auto-gol i portierit të Sevillas, Bono.

Loja përfundoi me rezultatin 0-1 për Realin, tani ata gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë gjithsej, ndërsa Sevilla gjendet në pozitën e pestë me 16 pikë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat