Faruk Domi emocionon: Na iku edhe musketiri i katërt i KF Prishtina  

Futboll

Faruk Domi emocionon: Na iku edhe musketiri i katërt i KF Prishtina  

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Faruk Domi emocionon: Na iku edhe musketiri i katërt i KF Prishtina  

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, është i mërzitur fort, me vdekjen e bashkëlojtarit të tij, Shefqet Sinani, të cilët së bashku e ngritën Prishtinën në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë në vitin 1983. 

“Na iku edhe Musketiri i katërt i KF Prishtina, Shefqet Sinani  - Shele!

Sa vështire qenka të shkruash për shokun, bashkëlojtarin, dhe mikun tim shumë të respektuar dhe të nderuar SHELEN  siç e quanim ne në kohën kur gjenerata e artë e KF PRISHTINA shkëlqente në ligën e dytë federative si Kampion por edhe në ligën e parë federative të ish Jugosllavisë me yjet e asaj kohe tashmë të ndjerët  FADIL VOKRRI, FATON DOMI dhe FAVZI RAMA.

Përherë do te mbetesh në kujtime tek të gjithë futbolldashësit për urtësin që ke pasur si njeri, modestinë, miqësinë me të gjithë, frymën luftarake që e ke poseduar në fushë, rolin ofensiv që e aplikojshe si mbrojtës në fazën e sulmit, dhe shumë e shumë elemente dhe vlera tjera që të kanë karakterizuar si personalitet  por edhe si lojtar. Vepra jote përherë do jetoj.

U prehsh në paqe  miku im i nderuar, të qofte i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Domi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat