Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi

Futboll

Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi

Ergys Kaçe gjen rrugën e rrjetës në Greqi!

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Arisit, ndaj Atromitos.

Korçari u fut në fushë në minutën e 60’, kur rezultati ishte 2-0 në favor të Atromitos dhe pas vetëm një minute në fushë, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Mbrojtësi i Atromitos, Golvao bën një gabim në largimin e topit, përfiton Silva i Aris, i cili shkëputet bukur  në të majtë, kroson në zonë aty ku ndodhej Kaçe, i cili gjuan drejt portës dhe topi ndalet në rrjetë, me porterin e Atromitos që nuk e dal dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat