Vëllai i Cristiano Ronaldos aktualisht po hetohet për mashtrim rreth shitjes së fanellave të paautorizuara

Futboll

Vëllai i Cristiano Ronaldos aktualisht po hetohet për mashtrim rreth shitjes së fanellave të paautorizuara

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:41
Cristiano Ronaldo

Vëllai i Cristiano Ronaldos, Hugo Dinarte Aveiro thuhet se është nën hetim për mashtrim në lidhje me disa bluza speciale që ishin shitur pavarësisht se siguroi prodhuesit se ato do të shkatërroheshin.

Ronaldo dhe familja e tij assesi nuk po arrijnë të kenë qetësi për disa muaj, pasi vazhdimisht po del ndonjë lajm rreth tyre, ndërsa së fundmi ballinat ka zënë vëllai i tij, Hugo Dinarte Aveiro.

Vëllai i madh i sulmuesit të Juventusit aktualisht është duke u hetuar për mashtrim në lidhje me shitjen e disa bluzave speciale.

Situata e përshkruar nga gazetat La Stampa dhe La Repubblica është se fanellat e edicionit special u porositën nga kompania Mussara, e cila është në pronësi të yllit të Juventusit dhe drejtohet nga vëllai i tij, Hugo.

Një kompani nga Torino, Pegaso, u kërkua të bënte këto fanella me logot ‘CR7Museu’ për një shifër prej 500 mijë eurosh.

Mussara atëherë pretendoi se ata kurrë nuk kishin dhënë dritën jeshile për të filluar prodhimin dhe kërkoi që atyre t’u jepeshin të gjitha ato që ishin prodhuar me një çmim prej 4 euro copa në mënyrë që bluzat të shkatërroheshin.

Problemi është se kompania Pegaso këmbëngul se ata i dalluan të njëjtat bluza në shitje për 40 euro në Muzeun Cristiano Ronaldo.

Pegaso tani ka paditur kompaninë Mussara dhe drejtori i kompanisë, vëllai i Ronaldos, Hugo, është për këtë arsye nën hetim nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat