Manchester Utd shumë i fortë për West Ham-in

Futboll

Manchester Utd shumë i fortë për West Ham-in

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Manchester Utd shumë i fortë për West Ham-in

Manchester Utd fiton në stadiumin “Olympic” në Londër, me rezultat 3:1 kundër West Ham.

Në minutën e 38-të, Soucek me një prekje të lehtë të topit, nga afërsia kalon në epërsi West Ham-in.

"Djajtë e kuq" këndellen në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Pogba nga rreth 22-23 metra dërgon goditje të fuqishme dhe topi përfundon në këndin e majtët të portierit Fabinski. 

Pas tre minutave (68’), Greenwood me vetëmohim të pashoq brenda 16-shit nga afërsia godet fortë, duke shënuar për 2:1 në favor të Manchester Utd.

Në minutëne  78-të, Marcus Rashford del i vetmuar dhe parabollon portierin Fabianski, thellon fitoren (1:3).

Pas 11-të jave në Premier League, Manchester Utd është në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa West Ham bie në vend të 7-të me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat