Gjashtë gola në ‘Allianz Arena’, Leipzig befason Bayernin! 17-vjeçari befason të gjithë

Futboll

Gjashtë gola në ‘Allianz Arena’, Leipzig befason Bayernin! 17-vjeçari befason të gjithë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Gjashtë gola në ‘Allianz Arena’, Leipzig befason Bayernin! 17-vjeçari befason të gjithë

Kampioni gjerman, Bayerni nga Munihu, si vendas barazon me rezultat 3:3 me Leipzigun.

Dramë në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munih, u shënuan gjashtë gola dhe secili më i bukur se tjetri. 

Leipzig u tregua shumë i fortë dy herë avancojnë por nuk fitojnë. Ndeshje me përmbysje të rezultatit, 0:1, 2:1, 2:3 dhe 3:3 në fund! 

Image

Në minutën e 25-të, Musiala zëvendëson Javi Martinez, pasi ky i fundit u lëndua. Anglezi 17-vjeçar, Musiala, pa kaluar as pesë minuta shënon, duke befasuar të gjithë.

Musiala (30'), Muller (34' e 75') shënuan për Bayernin dhe Nkunku (19'), Kluivert (36') dhe Forsberg (48') për Leipzigun. Thomas Muller është më i merituari që Bayerni shmang humbjen!

Pas javës së dhjetë në Bundesliga I, Bayerni udhëheq renditjen me 23 pikë, ka dy më shumë se Leipzig që zë vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat