Munishi: Nga e gjithë bota e përcjellin Superligën për shkak të FC Ballkanit

Futboll

Munishi: Nga e gjithë bota e përcjellin Superligën për shkak të FC Ballkanit

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:13
Munishi: Nga e gjithë bota e përcjellin Superligën për shkak të FC Ballkanit

Kryetrajneri i Ballkanit nga Theranda, Ismet Munishi, është i frymëzuar para derbit të madh, ku nesër në orën 13.30 ndeshen me kampionin në fuqi, Drita.

Munishi me Ballkanin kërkojnë pikë nga Gjilani dhe të përforcojnë edhe më shumë pozitën e parë në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Një hap i vogël për njeriun, por shumë i madh për futbollin e Kosovës.

Ndihem i privilegjuar që jam trajner i FC Ballkanit.

Ndihem krenar kur me shkruajnë njerëzit nga e gjithë Bota se e përcjellin Superligën për shkak të FC Ballkanit”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook. Ballkani kryeson me 35 pikë, ka dy pikë më Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat