Messi me Barcelonën kokulur nga Cadizi

Futboll

Messi me Barcelonën kokulur nga Cadizi

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Cadiz

Barcelona dështon në udhëtim në përballje me Cadiz-in, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Cadizi, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatit të Spanjës.

Lionel Messi me shokë kokulur lëshon fushën!

Në minutën e 8-të, Gimenez nga afërsia kalon në epërsi vendasit, ndërsa Barcelona barazon me autogolin e Alcalas në minutën e 57-të. 

Në minutën e 63-të, Negredo përfiton nga një gabim trashanik i portierit ter Stegen dhe shënon për fitoren e madhe të Cadizit, me rezultat 2:1. 

Cadiz është në vend të pestë me 18 pikë, duke e lënë pas Barcelonën përkatësisht në pozitën e 7-të me 14 sosh.
Humbje e rëndë për katalunasit, ndërsa për Cadiz kjo fitore ka domethënie të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat