​Interi fiton dhe i bën presion direkt Milanit

Futboll

​Interi fiton dhe i bën presion direkt Milanit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
​Interi fiton dhe i bën presion direkt Milanit

Interi ka arkëtuar tre pikë të reja në kampionatin italian duke e mposhtur Bononjën ne “Giuseppe Meazaa” me rezultat 3-1.

Romelu Lukaku e hapi serinë e golave në minutën e 16’ të ndeshjes. Achraf Hakimi pastaj realizoi në minutën e 45’ pas një super-asistimi nga ana e Brozovic për ta dyfishuar epërsinë e Interit.

Në pjesën e dytë, Bolonja ia doli që ta ngushtojë rezultatin në 2-1 me golin e Vignatos në minutën e 67’, por pas vetëm tre minutave, Hakimi realizoi sërish për 3-1 dhe ky ishte rezultati final i këtij takimit.

Interi ka 21 pikë ne vendin e dytë, dy më pak se Milani që nesër mbrëma luan ndaj Sampdorias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat