Inter 3-1 Bologna, notat e lojtarëve – Shkëlqen Hakimi

Futboll

Inter 3-1 Bologna, notat e lojtarëve – Shkëlqen Hakimi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Achraf Hakimi

Interi ka fituar me rezultat 3-1 ndeshjen ndaj Bolognas në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive duke shkuar në tri fitore radhazi dhe duke iu ofruar në vetëm dy pikë Milanit në pozitën e parë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Romelu Lukaku (16’) dhe Achraf Hakimi (45’, 70’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Emanuel Vignato (67’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi algjerian, Hakimi, i cili pas dy golave u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për anësorin e Bolognas, Aaron Hickey që u vlerësua me notë 5.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat