Koeman: Kemi marrë një hap gjigant mbrapa në luftën për titull

Futboll

Koeman: Kemi marrë një hap gjigant mbrapa në luftën për titull

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Ronald Koeman

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Cadiz CF dhe Barcelona, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në pozitën e shtatë në tabelë, me 14 pikë gjithsej.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shpreh i zhgënjyer me disfatën, ku tha se lufta për titull tani do të jetë më e vështirë për ekipin e tij.

‘Ne kemi marrë një hap gjigand mbrapa në luftën për Ligën’, tha holandezi.

‘Traineri është shumë i rëndësishëm në rezultat. Askush nga ne nuk ka qenë i mirë këtë ndeshje’, tha ai

‘Qasja jonë ndaj lojës në parim është e mirë, por ka momente të lojës që nuk po tregohemi të mirë, veçanërisht kur nuk kemi në posedim topin’, tha 57 vjeçari.

‘Inkuadrova Dest në krah me Trincao që të kemi freski, por në fund nuk ja dolëm’ përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat