PSG s’bën më shaka, mposht Montpellier dhe shkon +4 nga Marseille

Futboll

PSG s’bën më shaka, mposht Montpellier dhe shkon +4 nga Marseille

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:39
PSG s’bën më shaka, mposht Montpellier dhe shkon +4 nga Marseille

Paris Saint Germain nuk mund të lejonte një tjetër ndalesë në kampionat, edhe pse diferenca me ndjekësit më të afërt ia siguronte edhe pas kësaj jave kryesimin.

Kampionët e Francës, pas humbjes me Monacon dhe barazimit me Bordeaux, trimfuan 1-3 në fushën e Montpellier.

Mbrojtësi i ri Dagba, i shërbyer nga Di Maria, realizoi golin e parë në minutë e 33-të, por 8 minuta më vonë Mavididi ktheu baraspeshën në rezultat.

Në fundin e takimit për t’i dhënë fitoren Parisit menduan Moise Kean, me një goditje spektakolare prirët me portën, dhe Kylian Mbappe. Ky i fundit shënoi pas disa kombinimeve marramendëse që e bënë golin të dukej tepër i thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat