Të gjithë sytë në Gjilan, Drita e Ballkani luajnë për kampionin vjeshtor

Futboll

Të gjithë sytë në Gjilan, Drita e Ballkani luajnë për kampionin vjeshtor

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Java e 16-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet me dy ndeshjet tejet interesante të cilat do të zhvillohen këtë të diele (6 dhjetor).

Padyshim ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet këtë të diele, ku kampioni në fuqi Drita do të jetë mikëpritës i liderit të Superligës, Ballkanit.

Të dy skuadrat janë duke kaluar në një rrugëtim tejet të mirë, por kjo ndeshje do të jetë jetike për të treguar kampionin vjeshtor të këtij sezoni, teksa si Drita ashtu dhe Ballkani do të luftojnë në këtë ndeshje vetëm për fitore.

Drita – Ballkani do të zhvillohet më fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Takim tjetër interesant do të jetë i dy skuadrave që janë të renditura në vendin e fundit të tabelës së Superligës, në mes Llapit dhe Besës.

Skuadra nga Podujeva po bën lojëra të mira, por jo edhe rezultatet të kënaqshme. Ndërsa, Besa nga Peja edhe pse me lojtar të rinjë, deri me tani ka treguar se po i vë në vështirësi ekipet e kreut, teksa i ka nxjerrur edhe barazime pikërisht Llapit, Drenicës dhe Feronikelit. Kurse ka fituar ndaj Trepçës ’89.

Takimi i cili do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, do të zhvillohet më fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat