Sportisti i njohur e tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë

Futboll

Sportisti i njohur e tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:38
Sportisti i njohur e tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë

Futbollisti i PSG-së Jese Rodriguez ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në karrierë.

Lojtari spanjoll ka mbyllur kontratën me nënkampionët e Europës  pasi akuzohet nga partnerja e tij Aurah Ruiz për tradhti në kohën që fëmija e tyre i sapolindur ishte i sëmurë.

Hese akuzohet se tradhtoi partneren e tij me shoqen e saj të ngushtë, teksa skandali i pak kohëve më parë është zbuluar së fundmi.

Ngjarja e disa muajve më parë u rikthye sërish në dritë, teksa Hese u shfaq në programin televiziv “La casa fuerte” për t’u përballur me partneren e tij.

Për këtë arsye, drejtuesit e PSG-së, të zhgënjyer nga sjellja e lojtarit, i cili pak kohë më parë u kap në një festë me shumë njerëz duke mos respektuar asnjë masë të COVID-it, kanë vendosur t’i ndërpresin kontratën, e cila skadonte në qershor të vitit tjetër.

Që prej largimit nga Reali në vitin 2016, karriera e Jeses nuk u përmirësua kurrë teksa nuk gjeti vend në asnjë ekip. Ai luajti sezonin e kaluar vetëm 22 minuta me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat