Drita fiton derbin e madh, lider i ri! Ja renditja në Superligën e Kosovës

Futboll

Drita fiton derbin e madh, lider i ri! Ja renditja në Superligën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Rexha

(E plotësuar) - Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, fiton derbin e stinorit vjeshtor me rezultat 2:1 kundër Ballkanit nga Theranda.

Ballkani lëshon pozitën e liderit, duke rënë në pozitën e dytë me 35 pikë të mbledhura. Trim i fitores së Dritës është sulmuesi Kastriot Rexha, që ka qenë i papërmbajtshëm për rivalin. Falë Rexhës Drita është lider i ri me 36 pikë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Si Drita po ashtu edhe Ballkani kanë nga një ndeshje e pak të zhvilluar. 

Kastriot Rexha në minutën e 31-të kaloi në epërsi kampionin, por mysafirët u kundërpërgjigjen një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Mirlind Daku me dinakërinë e tij barazon. Në minutën e 45+1. Rexha sërish në skenë, shënon golin e dytë të tij dhe të gjashtin gjatë vjeshtës, duke i siguruar fitoren e madhe Dritës.

Të dy skuadrat dhanë maksimumin por Drita doli fituese edhe pse Ballkani në bazë të lojës ka merituar pikë. Ballkani sulmoi por nuk arriti që të barazojë në këtë derbi të madh.

Mirlind Daku udhëheq kreun e shënuesve me 21 gola. Në javën e ardhshme Drita luan në Skenderaj kundër Drenicës dhe Ballkani e pret Trepçën ’89.

Superliga e Kosovës
Drita-Ballkani    2:1
Llapi-Besa    2:0
Arbëria-Drenica 1:0
Trepça '89-Gjilani 3:0
Prishtina-Feronikeli 0:0

Tabela
1. Drita    15    11    3    1    25:11    36
2. Ballkani    15    11    2    2    40:19    35
3. Prishtina    15    7    4    4    20:10    25
4. Gjilani    15    6    5    4    12:12    23    
5. Feronikeli    16    4    8    4    17:13    20
6. Arbëria    16    6    2    8    15:17    20
7. Trepça ’89    16    6    2    8    19:25    20
8. Drenica    16    5    3    8    11:22    18    
9. Llapi    16    4    2    10    16:20    14
10. Besa    16    1    3    12    12:38    6
Në javën e ardhshme takohen: Drenica-Drita, Feronikeli-Besa, Gjilani-Prishtina, Arbëria-Llapi dhe Ballkani-Trepça '89.

45+1' Ndeshje e madhe, Drita sërish shënon, 2:1. Kastriot Rexha shënon golin e dytë të tij dhe 2:1. 

Në minutën e 44-të, Ballkani barazon rezultatin!  Mirlind Daku realizon ppër rezultatin 1:1.

erbi i madh po zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Ballkanit. 

Drita është në epërsi duke iu falënderuar golit të Kastriot Rexhës në minutën e 31-të. 

Kampioni po avancon kundër liderit në një ndeshje mjaft të mirë nga të dyja palët.

Te dy skuadrat po japin maksimumin në derbin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat