Ish-lojtari shqiptar i Wolfsburg pranë transferimit te Tirana

Futboll

Ish-lojtari shqiptar i Wolfsburg pranë transferimit te Tirana

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Ish-lojtari shqiptar i Wolfsburg pranë transferimit te Tirana

Ferhan Hasani së fundmi është në kontakte me Tiranën. Ish-lojtari i disa klubeve të njohura dhe pjesëtari i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut mund të jetë goditja e madhe e kampionëve të Shqipërisë.

Gazetari Dritan Shakohoxha bën me dije se Tirana ka ofruar një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj, duke e bërë 30 vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në Superligë, nëse hedh firmën me bardheblutë.

Hasani, veç Shkëndijës së Tetovës ka qenë pjesë e Wolfsburg në Gjermani, Brondby në Danimarkë, Al Raed në Arabinë Saudite dhe së fundi kampion i Finalandës me Helsinkin.

Kontrata e Hasanit me ekipin finlandez skadon në fundin e dhjetorit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat