Trajneri i Besës: Jemi lodhur

Futboll

Trajneri i Besës: Jemi lodhur

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:55
Trajneri i Besës: Jemi lodhur

Skuadra e Besës e ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të kampionatit elitar të Kosovës, derisa në udhëtim ka ngritur ‘flamurin e bardhë’ ndaj Llapit (2-0).

Kjo humbje ndoshta ishte edhe e pritur, pasi që skuadra e trajnerit francez, Jerome Klein është e lodhur dhe nuk po mund t’i përballojë këtij orari të ngjeshur të garave.

“Kemi pranuar dy gola herët dhe e patëm të vështirë për t’u kthyer në lojë. Jemi të lodhur për shkak të ndeshjeve shumë të ngjeshura në çdo të tretën ditë.

Është një orar i vështirë për ne, mirëpo ne do mundohemi që të ndryshojmë gjërat për të mirë në ndeshjet e radhës”, tregoi Klein.

Tashmë skuadra e Besës ka mbetur e vetmuar në fundin e klasifikimit me vetëm gjashtë pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat