​Shorti për Kampionatit Botëror “Katar 2022”, a mund të kemi përballjen Kosovë - Serbi?

Futboll

​Shorti për Kampionatit Botëror “Katar 2022”, a mund të kemi përballjen Kosovë - Serbi?

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
​Shorti për Kampionatit Botëror “Katar 2022”, a mund të kemi përballjen Kosovë - Serbi?

Sot, në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 18:00 do të bëhet hedhja e shortit për Kampionatin Botëror të Futbollit “Katar 2022”

55 skuadra i përbëjnë gjashtë vazot, pesë vazot e para i përbëjnë nga 10 skuadra, kurse vazo e gjashta i ka pesë skuadra.

Kombëtarja e Kosovës është në vazon e pestë dhe e presin sfida të vështira për kualifikim më tutje.

Nga ana tjetër, Shqipëria është ngritur në vazon e katërt.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi një ballafaqim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe rrjedhimisht të kemi dy ndeshje vëllazërore në këtë kampionat

Ndërkohë, për shkak të tensioneve politike, do të shmanget prania në të njëjtin grup e Kosovës me Serbinë, Rusinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Rusia gjithashtu nuk mund të ketë kundërshtare Ukrainën apo Armenia Azerbajxhanin. Edhe Spanja e Gjibraltari nuk mund të shortohen në të njëjtin grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat