Fabregas tregon se ku gaboi Sarri

Futboll

Fabregas tregon se ku gaboi Sarri

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Fabregas tregon se ku gaboi Sarri

Mesfushori i Monaco, Cesc Fabregas, duke folur për “Tuttosport” ka treguar për kohën e tij tek Chelsea.

Spanjolli foli për ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri, për të cilin pati fjalë të mira por tregoi disa detaje të quditshme të italianit.

Fabregas tha se kishte mundësinë të nënshkruante për Milan ose Napoli, por në fund vendosi të shkoi tek Monaco.

“Ai (Sarri) dëshironte të luaj me Jorginhon, i cili erdhi në Chelsea për 60 milionë funte, ndërsa unë të luaja vetëm në Europa League dhe League Cup, dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për mua, kshtu që u largova na Chelsea”, tha 33 vjeçari.

“Sarri është trajner i mirë, por ai ka bindje shumë të forta për taktikat e tij, gjë që e bën shumë kokëfortë dhe të vështirë të ndryshojë mendim”, tha ai.

“Për shembull, ai dëshironte që lojtarët e Chelsea, të stërviteshin në mesditë në orën 15:00. Ishte gjë e keqe për lojtarët që kanë familje, pasi që nuk shihnim fëmijët tanë tërë ditën”, tha spanjolli.

“Një ditë e pyetëm se a mund të stërvitemi në mëngjes, ndërsa ai u përgjigj se do të stërvitemi në orën 15:00, sepse një profesor në Pisa i kishte shpjeguar që është koha më e mirë për trupin” përfundoi Cesc Fabregas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat