Lampard i përgjigjet Kloppit

Futboll

Lampard i përgjigjet Kloppit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Lampard

Chelsea do të presë skuadrën Ruse, Krasnodar në kuadër të xhiros së gjastë të Ligës së Kampionëve.

Më herët, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, kishte thëne se Chelsea ishte njëri ndër favoritët për fitimin e titullit të Premierligës, sepse ata kanë skuadër të mirë kompletuar dhe lojtarë për rrotacion.

Chelsea është e treta në Premierligë, ku ka dy pikë më pak se Tottenham dhe Liverpool, që mbajnë dy vendet e para me pikë të barabarta.

“Nuk jam i sigurt se dikush e beson atë, Liverpool dhe Manchester City janë favoritët, pasi që e kanë treguar këtë vitet e fundit dhe me të drejtë llogariten si të tillë”, tha 42 vjeçari për “SkySports”.

“Edhe me lëndime ata po tregojnë se janë ende të njejtë, janë shumë të mire. Edhe Tottenham dhe Manchester United janë në garë. Është mendimi i tij, nuk jam i sigurte për këtë, kemi shumë rrugë për të bërë, aktualisht kemi skuadër të mirë por është shumë herët të flitet për titullin”, përfundoi Frank Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat