“E pashë me sytë e mi, ishte mirë dhe qeshte, nëse dikush ka patur faj në vdekjen e tij, do ta paguajë”! I biri tregon çfarë fshihet pas vdekjes së Maradonës

Futboll

“E pashë me sytë e mi, ishte mirë dhe qeshte, nëse dikush ka patur faj në vdekjen e tij, do ta paguajë”! I biri tregon çfarë fshihet pas vdekjes së Maradonës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Diego Armando Maradona, Zhunior

Kohët e fundit kanë nisur hetimet për vdekjen e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, për të cilin dyshohet se mund të jetë vrarë me qëllim nga persona të tjerë.

Për këtë ka folur edhe djali i vetë legjendës, Diego Zhunior, i cili ka thënë vetëm pak ditë para se të vdiste se ai ishte shumë mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, ai është shprehur se në rast se dikush ka pasur faj për vdekjen e Maradonës, atëherë do e paguajë shtrenjtë.

“Unë kisha një telefonatë me babain pas operacionit të tij në kokë dhe folëm me video, unë e pashë me sytë e mi, ai ishte mirë dhe qeshte. Pastaj unë u infektova me koronavirus dhe e kisha të pamundur të kisha një bisedë me babain së bashku me fëmijët e tjerë. Në rast se dikush ka pasur faj për vdekjen e babait tim, atëherë do e paguajnë.

Para se të shtrohesha në spital me koronavirus, unë kërkova mjekë shtesë te babai, pas operacionit të tij. Unë isha në spital, disa miq gazetarë nga Spanja, më njoftuan për vdekjen e babait, pastaj telefonova në Argjentinë dhe ma konfirmuan këtë. Ne kishim nevojë të rrinim më shumë bashkë. Ai e meritonte të shijonte nipërit e mbesat e tij. Unë jam shumë fetar dhe mendoj se fundi i udhëtimit vjen për të gjithë ne sepse koha e Zotit është e përsosur. Unë isha i lumtur me babanë tim.”, u shpreh djali i Maradonës i përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat