“Ozil ka 90 përqind mundësi që në janar të transferohet të Fenerbahce”

Futboll

“Ozil ka 90 përqind mundësi që në janar të transferohet të Fenerbahce”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Mesut Ozil

Mesfushori Mesut Ozil, më shumë mundësi do largohet nga Arsenali dhe t’i bashkohet klubit turk Fenerbahce.

Gjermani është përjashtuar nga skuadra e parë në Premierligë dhe Liga e Evropës, derisa klubi anglez i ka kërkuar të largohet.

Sidoqoftë, pjesëtari i Fenerbahces Murat Zorlu beson se 90 përqind ka mundësi që Ozil t’iu bashkohet në afatin e janarit.

“Një burim afër klubit më ka thënë se Mesut Ozil do bëhet lojtar i Fenerbahces në afatin e ri veror”.

“Mund të them se 90 përqind ka gjasa që ai të na bashkohet muajin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat