Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë

Futboll

Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:38
Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë

Cristiano Ronaldo është përshëndetur nga qindra tifozë pas arritjes në Barcelonë, të cilët ishin mbledhur pranë hotelit të ekipit të Juventusit në qytetin spanjoll, duke i shpërfillur masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit.

Juventusi do të përballet me Barcelonën sonte në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve.

Megjithëse masat për mbrojtje nga COVID-19 në Barcelonë janë mjaft të forta, qindra përkrahës ishin mbledhur për ta mirëpritur portugezin në Katalonjë.

Tifozët e mbledhur brohoritën thirrjen e famshme të Ronaldos: “Siuuuuuuuu”, e cila ushton nëpër stadiume kur portugezi feston pas shënimit të golit.

Duke qenë se të dy skuadrat janë kualifikuar tashmë në rundin e 16 më të mirëve, e gjithë vëmendja është në duelin Ronaldo vs Messi.

Kjo është hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të takohen që prej vitit 2018, kur portugezi iu bashkua Juves nga Real Madridi.

Ronaldo kishte munguar në ndeshjen e parë që Barcelona e fitoi 2:0 kundër Juves në Torino, për shkak të infektimit me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat