Messi kundër Ronaldos

Futboll

Messi kundër Ronaldos

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:52
Messi kundër Ronaldos

Jo, nuk do të jetë një ndeshje si çdo tjetër. Për Barcelonën, për Juventusin, por mbi të gjitha për Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Dy futbollistët më të fortë të epokës bashkëkohore janë gati të garojnë sonte, prej orës 21:00, në “Camp Nou”. Me pak fjalë, një shfaqje e garantuar.

Në ndeshjen e parë, në fitoren (0-2) e Blaugrana-ve në “Allianz Stadium”, portugezit iu desh të mungonte për shkak të COVID-19. Një mungesë e dhimbshme, e vuajtur shumë nga “Zonja e Vjetër”, e paaftë për të krijuar shqetësimin më të vogël për formacionin katalanas.

Ndërsa argjentinasi me një penallti la shenjën e tij në Torino. Ronaldo filloi të mendojë për ndeshjen e 8 dhjetorit, pra të sotmen. Sikurse e dini, 35-vjeçari luzitan është alergjik ndaj humbjes. Lëre pastaj nëse konsumohet në mungesë të tij, kundër rivalit të të gjitha kohërave.

Messi dhe Cristiano Ronaldo e njohin njëri-tjetrin mirë, në të vërtetë, shumë mirë. Në fakt, të dy janë përballur me njëri-tjetrin 35 herë në karrierën e tyre, me 10 fitore për CR7, 16 për argjentinasin dhe 10 barazime.

Antagonizmi, natyrisht, lartësohet. Në të njëjtën kohë, megjithatë, respekti i ndërsjellë nuk ka munguar kurrë. Të sinqertë, besnikë, spontanë. Dhe tani, për të dy, këtu është edhe një mundësi për të shkëlqyer.

Me 33-vjeçarin nga Rosario të thirrur për të rikonsoliduar veten në një botë që, pas tekave të verës, nuk e sheh më me sytë e mëparshëm. Dhe me 35-vjeçarin nga Funchal që ndjek të gjashtën Ligë Kampionësh, një trofe që u fitua për herë të fundit nga Juventusi më 1996. Në fund të fundit, misioni brenda misionit.

Përplasja e fundit e drejtpërdrejtë midis Messi dhe CR7 daton më 6 maj 2018, me rastin e “El Clasico” së kthimit të atij sezoni. Sidoqoftë, në Europë kjo ka rëndësi: momenti i fundit daton në gjysmëfinalen midis Real Madridit dhe Barcelonës, në sezonin 2010-2011.

Kjo ndeshje e fazës së grupeve, nga ana tjetër, është një risi absolute. Me 11 “Topa të Artë” në fushë; 6 për Leo dhe 5 për Cristiano, asgjë nuk është normale, aq më tepër duke pasur parasysh se si po flasim për ata që kanë qenë në gjendje të dominojnë dekadën e fundit të futbollit botëror.

Ja çfarë kanë thënë dy super yjet për njëri-tjetrin në muajt e fundit:
Fjalët e Messit: “Është normale që Cristiano vazhdon të shënojë. Ai është një sulmues ‘grabitqar’, i pëlqen shumë të shënojë gola, do që të shënojë sa herë luan. Ai ka shumë përparësi si sulmues, shënon në rastin më të vogël”.

Fjalët e Cristiano Ronaldos: “Unë nuk jam mik i Messit, por vetëm një koleg i tij, me të cilin ndaj shumë momente në ceremonitë publike. E di që flet mirë për mua, por rivaliteti ynë është një shpikje e medias, e cila i shërben vetes kështu, thjesht duke u shitur dhe bërë biznes”.

Dy gjigandë të futbollit i huazuan futbollit emocione të reja, zakone të vjetra. Dhe pyetja, edhe një herë, lind spontanisht: kush do të fitojë sonte?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat