Casemiro: E gjithë skuadra është me Zidanen

Futboll

Casemiro: E gjithë skuadra është me Zidanen

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Casemiro: E gjithë skuadra është me Zidanen

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka folur lidhur me ndeshjen vendimtare ndaj Borussia Monchengladbach.

Nesër "Los Blancos" përballen me klubin gjerman dhe vetëm fitorja mund t’i sigurojë kualifikimin në raundin e radhës.

Braziliani në konferencë theksoi se e shohin këtë përballje si finale dhe ia kujtojë të gjithëve çfarë ka fituar Zidane me klubin.

"Do luajmë ndeshjen e nesërme si finale dhe finalet janë fituar, jo të luajtura. Zidane e ka bërë historinë të Real Madridi, njerëzit harrojnë, por ne kemi vlerë se çfarë ka bërë dhe çfarë është duke bërë".

"Ndeshja e nesërme është finale, ndeshja më e rëndësishme e vitit. Ne jemi mësuar të luajmë në finale, kemi respekt për kundërshtarët gjithashtu".

"Nuk jam vetëm unë, e tërë skuadra është pranë Zidanes", u shpreh ai.

Sidoqoftë, në rast se Interi e mposht Shakhtarin, atëherë edhe barazimi do e kualifikonte Realin në raundin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat